28.8 C
Tirana
04 / 08 / 2026

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje huaje prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF).

Financimi do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes blerjes së kapaciteteve ushtarake me origjinë amerikane, si dhe do të ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e angazhimeve të saj për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje.

Sipas njoftimit të DASH, marrëveshja lidhet me objektivin që vendet aleate të NATO-s të arrijnë nivelin e shpenzimeve prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë si një aleat të rëndësishëm në NATO, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Për këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili e cilësoi si një mbështetje strategjike nga SHBA-të dhe një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes shqiptare.

Nufi falënderoi Shtetet e Bashkuara për partneritetin e vazhdueshëm, duke theksuar se kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e vendit në sigurinë kolektive të Aleancës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x