Partia Socialiste do të mbledhë qeverinë dhe grupin parlamentar këtë të shtunë, në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00, siç mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
“Përshëndetje! Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim”, shkruhet në njoftimin e PS.
Kjo është mbledhja e parë e socialistëve që nga fillimi i protestave në Tiranë dhe largimi i deputetes Marjana Koçeku, si e pavarur.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Largimi i deputetes Marjana Koçeku dhe protestat në Tiranë, PS mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar të shtunën - 18/06/2026
- Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec dhe protestat: Nuk jeni burim objektiv, fakti që je greke… - 18/06/2026
- Zelensky paralajmëron Putin: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska juaj - 18/06/2026