Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë. Vetëm në këtë numërim ajo ka marrë më shumë se 69 për qind.
Është ulësja e tretë që i shtohet Vetëvendosjes nga numërimi i deritashëm i votave nga diaspora. Në votën preliminare, brenda vendvotimeve në Kosovë ajo siguroi 48 ulëse.
Ndërsa në dy ulëset e kaluara ajo zvogëloi mandatet e Partisë Demokratike të Kosovës (23) dhe Lidhjes Demokratike (19), tani një ulëse e ka humbur Aleanca që ka rënë në 7 nga 8 sa kishte nga projektimi i mëhershëm.
Dhe nëse vazhdon trendi aktual në votat e mbetura, VV-ja mund të mbërrijë të paktën edhe një ulëse më shumë në Kuvend.
Në rezultatet e përgjithshme, VV-ja ka 44.6 për qind. PDK-ja është e dyta me 20.5, LDK-ja e treta me 17.26 e AAK-ja pak nën 7 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora. Deri tash janë procesuar të dhënat e rreth 11 mijë votave.
Për formim të Qeverisë, por edhe zgjedhjen e kryeparlamentarit mjaftojnë 61 vota. VV-ja herën e shkuar e bëri e vetme Qeverinë në bashkëpunim me partnerët nga radhët e minoriteteve.
E për presidentin kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve. Pikërisht kjo çështje çoi vendin në zgjedhjet e 7 qershorit.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026