Ndërtimi i Bypass-it të Shëngjinit do të përfundojnë në shkurt të vitit 2027. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe foto nga punimet.
Sipas kreut të qeverisë ky është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në veri të vendit, që do të lehtësojë qarkullimin dhe rritjen e kapaciteteve turistike të zonës.

“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri. Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës.

Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027”, shkruan Rama.
- Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kirgistan: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe - 18/06/2026
- Largimi i deputetes Marjana Koçeku dhe protestat në Tiranë, PS mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar të shtunën - 18/06/2026
- Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec dhe protestat: Nuk jeni burim objektiv, fakti që je greke… - 18/06/2026