21.7 C
Tirana
10 / 06 / 2026

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Analisti Martin Leka ka lëshuar deklarata të forta gjatë një interviste në “Balkan Update” në ABC News, ku ka denoncuar një ndërhyrje të rrezikshme të Iranit dhe qarqeve shoviniste greke në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, përmes asaj që ai e cilësoi si një “luftë hibride të sofistikuar” për destabilizimin e vendit.

Duke marrë shkas nga organizimi i protestave të opozitës, Leka hodhi akuza të rënda ndaj liderit të vetëshpallur të PD-së, Sali Berisha, të cilin e krahasoi me një “Ajatollah modern” që po e çon forcën e tij politike drejt shkërmoqjes pas 35 viteve në krye të saj.

Sipas analistit, përfshirja e Iranit, një shtet në konflikt të hapur me SHBA-në dhe Izraelin, në protestat paqësore në Shqipëri, është një sinjal alarmant që tregon se pas këtyre tubimeve fshihen skenarë të tjerë, duke u bërë thirrje publike organizatorëve që të dalin hapur dhe të sqarojnë pozicionin e tyre përballë kësaj lufte hibride.

“Problemi kryesor i Saliut është që ai kërkon të dërgojë mbështetësit e vet në protestë, por si do të ndjehen kur protestuesit të thërrasin ‘Berisha në burg’. Berisha është sjellë me popullin e vet si një Ajatollah, duke e çuar partinë e tij nga njëra humbje në tjetrën. Ka 35 vite që nuk ikën nga partia deri në shkërmoqjen e plotë të saj.

Berisha është një Ajatollah modern në vitet e tranzicionit. Është interesante fakti që përfshihet një shtet, që ka një luftë të hapur me SHBA dhe Izraelin dhe i del kohë që të merret me protestat në Shqipëri. Lufta hibride është e pashmangshme, perderisa kemi internet e nje celular. Ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Lufta hibride, organizatorët të dalin në pah.

Të përfshirë në luftën hibride janë edhe qarqe shoviniste greke. Fakti që Irani është përfshirë në një protestë paqësore në Shqipëri, tregon që diçka nuk shkon në këtë lloj proteste. Organizatorët e protestës të dalin hapur për gjithçka po ndodh në këtë luftë hibride”, tha Leka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x