Nga Avni Selmani
Edhe një herë po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, portani kjo duket shumë shqetësuese, pasi kemi hyrë në një fazë kuklasa politike është hasmuar në atë shkallë sa duket se nuk do tëkemi kompromise as në të ardhmen. Kjo armiqësi po reflektohetedhe te qytetarët dhe në shumë raste ka filluar t’i ngjajëtifozërisë. Kosova po hyn në një tjetër proces zgjedhor pas krizave të njëpasnjëshme institucionale dhe pamundësisë sëklasës politike për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.
Në këto ditë fushate pamë gjithçka përveç një debati serioz përtë ardhmen e vendit. Premtime pa mbulesë, populizëm, akuza tëndërsjella dhe rikthim të vazhdueshëm te e kaluara. Secila partinxori në pah disa “suksese” të dikurshme. Njëra thotë se e kaçliruar vendin, tjetra se e ka formuar ushtrinë, një tjetër se e kaçliruar Mitrovicën. Këto janë të njëjtat argumente që dëgjojmënë çdo palë zgjedhje. Fundja, zgjedhjet nuk mbahen për tëkaluarën. Ato mbahen për të ardhmen.
Problemi është se politika nuk mund të jetojë pafundësisht nga e kaluara dhe as nga premtimet pa mbulesë, kur gjendja reale nëKosovë tregon një pamje krejt tjetër nga ajo që serviret nëfushata. Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të varfra nëEvropë. Në arsim vazhdojmë të renditemi në fund të listës. Nëkorrupsion dhe sundim të ligjit, besimi në institucione mbetet iulët dhe problemet vazhdojnë. Ndërkohë, një pjesë e madhe e popullsisë jeton jashtë vendit, duke e bërë Kosovën një rastekstrem në Evropë për ikjen e të rinjve dhe migrimin masiv. Përballë kësaj situate alarmante, nuk shihet ndonjë shqetësimserioz as te klasa politike, por fatkeqësisht as te qytetarët.
Në këtë fushatë pamë gjithçka, por pothuajse asnjë fjalë përvënien në funksion të resurseve natyrore të vendit. Me një fjalë, nuk ishin as pjesë e debatit. Kosova ka ndër rezervat më tëmëdha të linjitit në botë, ndërsa njëkohësisht është importuesjamë e madhe e energjisë. Ky mund të jetë një nga absurditetet mëtë mëdha ekonomike të vendit. Në vend që të dëgjonim plane konkrete se si do të shfrytëzohen këto pasuri për zhvillimekonomik dhe për krijimin e vendeve të punës, dëgjuampremtime joshëse për rritje pagash, pensione më të larta, shtesadhe subvencione, por shumë pak zgjidhje konkrete. U fol përshpërndarjen e parave, por jo se kush do t’i krijojë ato. Dhepikërisht këtu qëndron problemi kryesor, sepse asnjë vend nukmund të ecë përpara vetëm me premtime, nëse nuk ka një plan tëqartë se si do të krijojë vende pune, si do të rrisë prodhimin dhesi do t’i shfrytëzojë resurset që i ka në dispozicion. Kjo tregon se për një pjesë të madhe të klasës politike është më e lehtë tëpremtojë shpërndarje të parave sesa të flasë për krijimin e tyre. Kur mungojnë planet konkrete, është e vështirë të kuptohet nësesynimi është zhvillimi i vendit apo vetëm fitimi i votave.
Debati po kthehet vazhdimisht te e kaluara dhe jo te zgjidhjetpër të ardhmen. Pyetja mbetet e thjeshtë: a po votojmë për atë qëishte dikur, apo për atë që duhet të bëhet sot? Dhe nëse edhekësaj radhe nuk po ofrohen zgjidhje për problemet kryesore tëqytetarëve, atëherë shtrohet pyetja: cili është kuptimi i këtyrezgjedhjeve dhe pse po shkojmë prap në zgjedhje? A.S
- Prap Zgjedhje në Kosovë, për kënd të votojmë? Mes meritave të dikurshme apo realitetit të sotëm - 05/06/2026
- Zelensky i shkruan Putinit letër të hapur, ja çfarë i propozon - 05/06/2026
- Ndërron jetë drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Mesazh prekës: Kontribut të çmuar në edukimin e brezave - 05/06/2026