Mediat e huaja raportojnë se të paktën 120 persona kanë vdekur pas përplasjes gjatë festës në Halloween.
Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se 150 të tjerë ishin plagosur në lagjen “Itaewon”, shkruan BBC.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
Raportohet se kishte 100,000 persona ishin mbledhur në atë zonë për të festuar për herë të parë Halloween-it pa maska, që nga pandemia.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për të sqaruar çfarë e shkaktoi incidentin.