7.5 C
Tirana
21 / 02 / 2026

Shpërthimet në 4 anije në Krime, Moska: Sulm i Ukrainës i përgatitur me Londrën

Kievi raporton se katër anije luftarake ruse kanë shpërthyer si rezultat i sulmit me dron. Mirëpo, Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar drejtpërdrejt Britaninë se ka kontribuar në përgatitjen e sulmit me dron në Krime të nisur këtë mëngjes nga ukrainasit. Sipas qeverisë ruse, përgatitjet për sulmin u kryen “nga specialistë britanikë me bazë në Ochakov, rajoni i Nikolaev”.

Rusia akuzoi gjithashtu Britaninë se ishte e përfshirë në shpërthimet që rrëzuan gazsjellësin Nord Stream.

“Disa përfaqësues të një njësie të Marinës Britanike”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Telegram, “morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të kaluar, me qëllim dëmtimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x