Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur para Konventës Kombëtare të kësaj force.
“Është një ditë e rëndësishme. Është konventa e parë e PL. Më 25 korrik ishte konventa e fundit e LSI-së e cila mori vendimin për t’i hapur rrugë krijimit të PL. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë ku do të prezantojmë programin dhe statutin e PL si dhe angazhimin tonë që Shqipëria t’iu përkasë të rinjve.
PL ka këtë angazhim madhor që këta të rinj t’i mbajë këtu, t’i kthejë këtu dhe që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)