18.5 C
Tirana
01 / 05 / 2026

Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala…

I ftuar në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla, gazetari Martin Leka nuk ka nguruar të ironizojë farsën e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike është parti e Sali Berishës dhe duhet të jesh shumë naiv të mendosh se mund të rrezikohet zgjedhja e Berishës në krye të PD, ka theksuar Leka, ndërkohë që e ka quajtur garën dhe zhvillimet në PD gjatë garës “një komedi tragjike”.

“Gjithçka është një farsë, pasi Kryetar i PD ka qenë, është dhe do të jetë Sali Berisha. Ajo është partia e tij dhe sa të ketë jetë dhe e pastë të gjatë, nuk ka shans ta lirojë vendit e kryetarit për askënd”, ka thënë gazetari Leka në studion e “Real Story” në televizionin ABC.

Duke folur për kandidaturat e skualifikuara dhe për zërat oponentë në PD, gazetari ka theksuar se të gjithë këta zëra e të tjerë dinjitozë e me karakter të fortë duhet të bashkohen dhe të mos jenë individë të ndarë. Madje, ka theksuar Leka, nuk duhet ti afrohen zyrës së Berishës në PD, pasi “po hyre aty si Meremja, hyn me mbiemër Sela e del me mbiemër Sala”, ka ironizuar gazetari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x