Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në orën 15:00 për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Haxhiu ka 10 ditë kohë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.
Një ditë më herët ajo takoi kreun Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, ku u fol për zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë.
KQZ-ja ka kërkuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Kujtojmë që kjo është data e fundit ligjore për organizimin e zgjedhjeve në Kosovës.
Çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri e zhyti Kosovën në një tjetër krizë politike. Më pak se një muaj pas betimit të qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, Vjosa Osmani në cilësinë e Presidentes shpërndau Parlamentin, pas dështimit të përpjekjeve për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
Ajo nuk i kurseu akuzat për Albin Kurtin duke u shprehur se “njerëz me qëllime të rrezikshme vendosën të çojnë vendin në zgjedhje”.
Ndonëse u propozua nga LDK si kandidate për Presidente, Vjosa Osmani sërish nuk u preferua nga Kurti. Tashmë Kosova do t’u drejtohet sërish kutive të votimit brenda 45 ditëve, ku pritet që ish-Presidentja të sfidojë kryeministrin në detyrë në garën zgjedhore.
- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026
- “Ende nuk kam një marrëveshje”/ Fenomeni i Kupës së Botës është pa skuadër, vlera e Vozinhas në treg rritet me 900% - 23/07/2026
- “Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot - 23/07/2026