Nga Eduard Zaloshnja
Nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhje parlamentare në Shqipëri, vetëm 2/3 e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të 11 majit do të votonin. Kështu rezultoi nga sondazhi im i fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’. Po në cilin segment politik ishte firoja më e madhe?
Analiza që u bëra përgjigjeve të të anketuarve (paraqitur në grafikun e mëposhtëm) tregoi se firoja elektotrale ishte goxha e ndryshme në segmente të ndryshme.
Kështu, në segmentin socialist të votuesve të këtushëm të 11 majit, firoja ishte e vogël, krahasuar me firon në segmentet e tjera elektorale – plot 85.2% e atyre që votuan më 11 maj për PS-në do ta votonin përsëri për PS-në. Kurse vetëm 62.4% e atyre që votuan më 11 maj për PD-ASHM do të votonin sot për të. Për të mos folur për firon dramatike të partive të vogla, të cilat sot do t’i rivotonin vetëm 7.6% e votuesve të tyre të 11 majit…

- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026
- “Ende nuk kam një marrëveshje”/ Fenomeni i Kupës së Botës është pa skuadër, vlera e Vozinhas në treg rritet me 900% - 23/07/2026
- “Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot - 23/07/2026