PS mbështetjen më të madhe të votuesve e gjen në zonat urbane, ku merr 70% të votave, ndërsa PD votohet vetëm nga 28% e qytetarëve. Ndërsa kreu i partisë, Sali Berisha, votat më të shumta i ka nga votuesit me arsim të ulët.
Sipas sondazhit të ABC News, shqiptarët e shohin si ngjarje pozitive vizitën e Ramës në Athinë dhe takimin me Mitsotakis. Por 53% e qytetarëve të anketuar thonë se problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se Partia Demokratike ka hyrë në rrugën e degradimit total, dhe kjo trajektore është e pandalshme. Sipas tij, nën drejtimin e Sali Berishës, kjo parti nuk ka asnjë shans që të bëhet alternativë pushteti.
“Në vitin 1992, PD u votua në mënyrë masive, plebishitare nga shqiptarët dhe sigurisht dominonin zona dhe qytete të mëdha, njerëz me arsim dhe intelektuale. Sot PD tregon një lloj degradimi dhe një tatëpjetë të pandalshme, sidomos në këtë kohë. Sondazhet tregojnë se PD votohet më pak në zonat urbane se në zonat rurale. PD votohet më shumë nga njerëzit me arsim të ulët, në krahasim me partinë në pushtet.
Me këtë qasje dhe këtë gjuhë force dhe urrejtjeje që ka në komunikim publik, PD jo vetëm nuk ka arritur të rrisë % e njerëzve që e përkrahin, por përkundrazi, është në rënie dhe degradim të vazhdueshëm deri në faktin sa mjafton për Sali Berishën, që të jetë numrin një në opozitë dhe të ruajë monopolin e udhëheqësit të opozitës në Shqipëri. PD ka marrë rrokopujën nën drejtimin e Sali Berishën, i cili prej 35 vitesh drejton PD me të njëjtin stil.
PD nga një aset që duhet të ishte jo thjesht për një pjesë elektorale, por për tërë shoqërinë, ka kaluar në një regres të vazhdueshëm dhe fakti që mbështetet kaq pak në përgjithësi nga elektorati, s’ka asnjë shans të ndryshojë pushtetin në Shqipëri. Jemi në një fazë që ajo është në letargji totale dhe nuk siguron dot pushtet, përveç faktit që siguron dhe do të sigurojë legjitimitetin Berishës në krye të Partisë Demokratike.”, tha ai.
- Marrëveshje 6 mld dollarë për energjinë, ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shqipëria është thelbësore për këtë vizion - 28/04/2026
- “PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës - 28/04/2026
- Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale - 28/04/2026