Udhëtimet jashtë vendit me avionë charter ka sjellë përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës.
Mëngjesin e sotëm, Rama i është përgjigjur sërish akuzave se ka kryer shpenzime të larta dhe nxjerr statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë
2012 – 226.893Lek të reja
2020 – 193.331Lek të reja
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!” – shkruan Rama.
- “Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”/ Vijon përplasja e banorëve të Rrjollit me policinë: E kemi me letra pronën - 06/02/2026
- Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar - 06/02/2026
- Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave - 06/02/2026