Holanda mbështet integrimin sa më parë të Shqipërisë në BE. Kryeministri Rob Jetten thotë se Shqipëria është një partner strategjik kyç i Holandës në Ballkanin Perëndimor, me të cilën ka bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë dhe në ekonomi.
Kryeministri holandez ia ka përcjellë këto qëndrime shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama, në një bisedë telefonike me të. Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian janë drejt fundit dhe po vlerësohen nga vendet anëtare të BE-së.
Sipas tij, vendi ndodhet në rrugën e duhur dhe objektivi i vendosur për vitin 2030 është i arritshëm, por kërkon angazhim të gjerë politik dhe institucional.
Leka theksoi se puna për integrimin nuk duhet të jetë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e gjithë faktorëve politikë në vend, përfshirë opozitën.
Ai u shpreh kritik ndaj opozitës, duke e akuzuar se nuk e mbështet procesin e integrimit evropian. Sipas Lekës, ish-kryeministri Sali Berisha përbën pengesë për këtë proces, ndërsa aksioni politik i opozitës synon më shumë konsolidimin e lidershipit të tij sesa avancimin e agjendës së integrimit.
“Përpjekjet e Shqipërisë drejt BE janë drejt fundit dhe të vlerësuara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Jemi në rrugën e duhur dhe mendoj se afati e dhënë, si 2030 është objektiv mesë i arritshëm, duhet punuar për të jo vetëm nga qeveria, por edhe faktori shqiptar, përfshirë dhe opozita. Berisha është pengesë për integrimin e Shqipërisë. Opozita nuk dëshiron hyrjen në BE. Gjithë aksioni politik i opozitës bëhet për të konsoliduar qenien e tij si lider i opozitës. Ai lufton për karrigen. Ai e ka shkatërruar Partinë Demokratike”, u shpreh ai.
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026