16.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Kuvendi mblidhet këtë të enjte (23 prill), në orën 10:00, në një seancë plenare me një rend dite të ngarkuar që përfshin interpelanca me anëtarë të qeverisë, si dhe shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme.

Seanca pritet të nisë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme dhe me njoftime, ndërsa më pas do të zhvillohen një sërë interpelancash urgjente. Deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në vijim, disa interpelanca do të zhvillohen edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetë të ndryshëm, ndërsa në rend dite është edhe një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Po ashtu, seanca parashikon një sesion pyetje-përgjigje me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, i kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Në pjesën legjislative, deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje, ndër të cilat ai për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, si dhe ndryshime në ligje që lidhen me etiketimin e produkteve energjetike, taksat kombëtare dhe Gardën e Republikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x