Parlamenti grek miratoi me shumicë të gjerë dhe pa ndarje partiake, kërkesën për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve për skandalin me fondet bujqësore.
Në votimin morën pjesë 288 deputetë ndërsa 9 munguan. Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin kryesisht 2.
Sipas të dhënave, të paktën 10 nga 13 deputetët e përmendur votuan në favor të heqjes së imunitetit të tyre, si dhe të kolegëve të tyre.
Gjatë debatit që parapriu votimin, të gjithë deputetët e përfshirë kërkuan nga Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit, duke theksuar se synojnë të provojnë pafajësinë e tyre përpara drejtësisë së zakonshme.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare - 15/10/2026
- “Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim - 15/10/2026
- Protesta/ Policia e Shtetit apel prindërve: Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg dhunës, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët! - 15/10/2026