Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, aty ku pritet të ketë takime të rëndësishme.
Korrespodenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe, ka siguruar pamjet nga momenti i takimit të kreut të qeverisë shqiptare me atë greke.
Sakaq shihen dy liderët që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.
Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.
Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.
- Vizita zyrtare e Ramës në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi - 22/04/2026
- Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis - 22/04/2026
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026