13.5 C
Tirana
21 / 04 / 2026

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

Të premten e 17 prillit u mbajt protesta e opozitës, me të njëjtin skenar dhune dhe me tkurrje ne pjesemarrje. Sinjali më i fortë i indiferencës nga shqiptarët ndaj protestave të Berishës është se shumica që nuk e ndjekin nga TV, as kanë ndërmend të dalin ndonjëherë në shesh, sa kohë në krye qëndron doktori.

77 për qind e të anketuarve nuk do t’i bashkohen protestave të Berishës pasi mendojnë se cikli i tij ka përfunduar.

15% e demokratëve, megjithëse janë kundër qeverisë, duket se janë të njëjtit që e kritikojnë Berishën në komente; kërkojnë strategji ndryshe, jo me molotovë dhe xhiro në bulevard. Përballë, vetëm 7% e shohin Berishën me protestat e tij si të vetmen rrugë.

KAMPIONI: 1467 banorë të rritur të vendit

  • Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
  • Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
  • Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%

ABC News

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x