15.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Fran Frrokaj shkon vetë në policinë e Lezhës pas dënimit me 3 vite burg nga Apeli

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar me 3 vite burg nga Apeli është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës. Më herët u raportua se Frokaj, së bashku me të dënuarit e parë nuk gjendej nga policia në banesë.

Paraditen e sotme, Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi  me 3 vite burg ish-kryebashkiakun. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x