13.5 C
Tirana
21 / 04 / 2026

Sot ditë me diell në të gjithë territorin, temperaturat deri në 25°C

Kjo e diel pritet të jetë e mbizotëruar nga dielli, me kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime të pakta vranësirash kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat minimale të mëngjesit u regjistruan rreth 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius, duke krijuar një atmosferë tipike pranverore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim verilindje–veriperëndim, ndërsa përgjatë bregdetit mund të fitojë shpejtësi më të lartë, deri në 10 metra për sekondë, duke shkaktuar dallgëzim në det deri në 2 ballë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x