Avioni privat i Elvis Presley ka tashmë një pronar të ri. Pas rreth 40 vitesh i braktisur në shkretëtirën e New Mexico, avioni doli në ankand me çmim fillestar 100 mijë Dollarë dhe u shit përfundimisht për 260 mijë Dollarë.
Bashkëshortja e ish-këngëtarit, Priscilla Presley, ishte e pranishme gjatë ankandit për shitjen e avionit privat të Elvis Presley.
Pronari i ri e bëri ofertën përmes telefonit dhe nuk ka preferuar që identiteti i tij të bëhet i ditur.
Avioni ishte blerë nga ish-këngëtari në Dhjetor të vitit 1976 për 840 mijë Dollarë, 1 vit para se Elvis Presley të ndahej nga jeta.
Avioni ka pësuar dëmtime në pjesën e jashtme dhe në kabinë për shkak të qëndrimit në shkretëtirë për 40 vjet, por pjesa e brendshme e pasagjerëve është në gjendje mjaft të mirë. Avioni privat ka 9 sedilje, një tualet dhe një kuzhinë të vogël.



- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026