Në prag të ndeshjes së radhës ndaj Kroacisë, trajneri Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në formacionin titullar të Kombëtares.
Sipas gazetarit të A2 CNN, Erald Kodheli, po monitorohet gjendja e Jasir Asanit, që gjithsesi nuk duket shqetësuese. Megjithatë, nëse nuk do të jetë në 100% të formës, mendohet se sulmuesi i majtë i Shqipërisë do të ulet në stol, për t’i lënë vendin Arbër Hoxhës.
Ndërkohë, në balotazh është edhe porta, me Straokshën që mund t’i lërë vendin Berishës. Ndryshim pritet edhe në mbrojtje, me Balliun që do të luajë në vend të Hysajt.
Ndërkohë, Sylvinho mund të ndryshojë edhe skemën e ekipit, duke vendosur që të aktivizojë Qazim Laçin në vend të Taulant Seferit, një zëvendësim që u pa edhe në humbjen 2-1 ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të grupit.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026