Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është pyetur për pranimin e rekursit të të vesë së Aleks Nikës nga Gjykata e Lartë ditën e sotme.
Gjokutaj u shpreh se familja e të ndjerit që mbeti viktimë gjatë demonstratës së 21 Janarit 2011, ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por “kjo e drejtë sipas tij qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika”.
Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.
“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika.
Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026