Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Talk” për “Çështjen 21 Janari”, për të cilën foli edhe për provën e re, atë të kasetës së regjistrimeve.
Pse duhet të kesh prova të reja, ti ke dy të vrarë pa autor. Ti nuk e ke hetuar ngjarjen. Aleks Nika dhe Hekuran Deda nuk kanë autorë. Sot autorë ka vetëm Ziver Veizi dhe Faik Myrto. Ziver Veizi është e provuar edhe shkencërisht me predhën e gjetur në trupin e tij që është shkrepur nga Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale, Agim LLuko. Faik Myrto është vrarë nga pistoleta që ka qenë në përdorim nga Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Pra atje nuk ka vrarë një njeri i thjeshtë, por drejtuesit më të lartë të Gardës.
Çfarë elementi sillte kaseta? Për mua si gazetar ajo është një provë jashtëzakonisht e madhe që dëshmon se vrasjet janë bërë nga shteti. Ne nuk ia vumë në dispozicion Strasburgut atë kasetë… Prokuroria, SPAK-u, duhet ta marrë atë sepse rrezikohet jeta e atij që ka bërë regjistrimin. Që ka regjistruar komandat sepse ata kanë folur në një kanal sekret, ka qenë një rreth i ngushtë personash që e kanë përdorur”, tha Hoxha.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026