Klodian Rado, ish-gjyqtar dhe sot pedagog në Kanada, ka renditur sipas gjykimit të tij arsyet që çuan në tragjedinë në Gjykatën e Apelit, ku magjistrati Astrit Kalaja u vra me armë zjarri pas dhënies së vendimit për një çështje pronësie.
Duke folur për “Top Story”, ai tha se ajo që do duhet të bëhet në vendin tonë, që mund të sjellë përmirësim të sistemit të drejtësisë, është hallka e ndërmjetësimit përpara se qytetari t’i drejtohet gjykatës.
Klodian Rado: Arsyeja e parë, sistemike që në legjislacion, me mungesën e harmonizimit të legjislacionit. Një arsye tjetër, publiku vjen ende me atë mendësinë e një diktature. Sot pas 35 vitesh ajo mendësi vazhdon për fat të keq. Një element tjetër është politizimi i sistemit ndër vite. Kthejnë publikun kundër gjyqësorit. Media është një arsye tjetër pse jemi këtu besoj. Ka pjesën e mëkatit, te pjesa si trajtohet një vendim gjyqësor, s’po themi që një vendim i gjykatës të kritikohet, por të kritikohet në nivel akademik
Një arsye tjetër është ngarkesa e tejskajshme e gjyqtarëve. Unë jam marrë pak me statistikat, në tre vitet fundit, mesatarja në tre shkallë është nga 15-18 vite për të zgjidhur çështjen. Arsye tjetër, mungesa e sigurisë në gjykata dhe prokurori. Reforma duhet të vazhdojë atje ku është lënë, të mos i lihet gjithë barra sistemit të drejtësisë, duhen mjetet alternative të zgjidhjes së konfliktit siç e bëjnë disa shtete. Në Kanada një ministër solli tre nene, tha se askush nuk i drejtohet gjykatës pa kaluar në procesin e ndërmjetësimit.
- Leka: Servet Pëllumbi kishte nivelin më të lartë të kulturës politike/ Minxhozi: Ikja e tij, ‘mbyllja e një epoke’ - 08/05/2026
- Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit - 08/05/2026
- Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh - 08/05/2026