Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo.
KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.
Ndërkohë, ankimim ka bërë edhe grupi i Sali Berishës, por që KAS i ka bashkuar këto ankimimet në një çështje dhe relator është caktuar Koli Bele. Ky i fundit ishte relator edhe në ankimin e parë që PD e Alibeajt bëri në KAS.
Pritet që KAS të rrëzojë ankimimin e Sali Berishës, pasi edhe radhën e parë, njëjtë si Celibashi as KAS nuk e njohu Berishën si kryetar të partisë.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026