Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane.
Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera.
Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester United për shumën e 95 milionë eurove.
Pas tij vijnë Fofana te Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madrid për 80 milionë.
Top-10 e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026