24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Zyrtarisht kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss merr “bekimin” e mbretëreshës

Liz Truss është takuar sot me Mbretëreshën Elizabeth në Kalanë Balmoral, si pjesë e procesit formal për të qenë kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët mbretëresha ka pritur në takim edhe Boris Johnson, i cili i ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga detyra.

Së fundmi Mbretëresha ka vuajtur nga problemet e lëvizshmërisë, ndaj këto takime kanë ndodhur në Kalanë Balmoral në Skoci, në vend të Pallatit Buckingham në Londër.

Ky është imazhi i parë i mbretëreshës pasi prej kohësh nuk është shfaqur më në publik, për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

47 vjeçarja Truss është kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqësja e tretë femër, e cila në orët në vijim pritet të japë një deklaratë për shtyp.

Një nga veprimet e saj të para të rëndësishme si kryeministre, pritet të jetë një njoftim për planet për të trajtuar krizën e çmimeve të energjisë në vend, me aleatët që mendohet se po diskutojnë një paketë prej 100 miliardë paund për “ngrirjen”e faturave.

Paketa pritet të paguhet me anë të huamarrjes shtesë, në vend të një takse të papritur mbi furnitorët, siç kanë propozuar Laburistët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x