Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi thotë se nga teritori i Shqipërisë, nuk është kryer asnjë sulm ndaj Rusisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nufi u shpreh se sulmi ndaj anijeve ruse, u mor përsipër nga Ukraina, e cila përdori dronë nënujorë, të cilat vendi ynë nuk i posedon.
Nufi shtoi se edhe nëse do kishte sulm nga Shqipëria, do bëhej në koordinim me NATO-n. Ministri nënvizoi se është fushata e dezinformimit.
“Shqetësuese ishte lidhja me kryerjen e sulmit nga territori i Shqipërisë. Kjo goditje nga Ukraina është kryer me anë të dronëve ujore, që Republika e Shqipërisë nuk i posedon. Por edhe nëse do i kishim dronët, nuk do kryenim nëse nuk do kishim një komunikim me aleancën. Rrjedhimisht çdo veprim i tillë i pretenduar, ishin fake news. Më pas u ripostuan edhe nga portale turke. Nuk është autorizuar asnjë sulm i Shqipërisë ndaj Rusisë. Edhe nëse ndodh, bëhet nëpërmjet një komunikimi me aleancën. Sot jo vetëm Shqipëria, po bëhet pjesë e një fushate dezinformimi. Fakti që ka incidente që ndodhin në kufirin me Estoninë, kemi parë autoritetet estoneze që kanë denoncuar aktivitetin e rusëve. Ajo që është real feel, në pjesën verore, një fushatë të shtuar dezinformimi. Ka lëvizje që synon të krijojë imazh shqetësues, për atë që ishte një paqe në Evropë. Incidente të vogla mund të bëhen shkaqe për agravime”, theksoi ai.
- “Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero! - 24/11/2026
- “Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron ngjarjen, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit! - 24/11/2026
- Ish-gjenerali rus: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet! - 24/11/2026