Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.
Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.
Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.
Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026