11.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Zvicra “shuplakë” Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi

Zvicra fitoi 0-5 kundër Bjellorusisë në raundin e parë kualifikues të Euro 2024 për grupin I. Dueli u zhvillua në stadiumin neutral të “Karagorge” në qytetin e Pazarit të Ri në Serbi, kjo për shkak se UEFA nuk lejon që asnjë ekip të luaj në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në agresionin ukrainas.

Dueli nisi mirë për helvetët, që shënuan tre herë në pjesën e parë me Steffen. Tripleta e sulmuesit u shënua në minutat 4, 17 dhe 29-të. Në minutën e 48 kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë, para se të niste “shpërthimin” e tij.

Në minutën e 62, Xhaka me një të majtë nga jashtë zone ndëshkoi kundërshtarët dhe gjeti golin e katërt të ndeshjes. Në minutën e 65-të, Xhaka dha pasimin final për Amdouni për golin e pestë.

Pas ndeshjeve të para, Zvicra me tri pikë kryeson grupin I, ndjekur nga Kosova dhe Izraeli me një pikë.

https://zebra.cdnja.co/v/vj/vjnLk.mp4?token=GJ4qYWlvqLIe_-W58sHu_w&expires=1679772054

https://zebra.cdnja.co/v/ea/EaXJn.mp4?token=ugO8nBqIhf6pg5abfGpEog&expires=1679772054

https://zebra.cdnja.co/v/rj/RJrXR.mp4?token=O1bV0qnB1jBJzRJxQd_V2w&expires=1679772054

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x