Në Institucionin e Presidentit u zhvillua ceremonia e betimit të z. Taulant Balla në detyrën e Ministrit të Brendshëm, para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
Fillimisht u lexua formula e betimit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”
Me dorën në Kushtetutë, z. Balla u betua para Presidentit, për të vazhduar më pas me firmosjen e betimit.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Begaj i dorëzoi z. Balla dekretin përkatës të emërimit dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme.


Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026