22.5 C
Tirana
15 / 05 / 2026

Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh sot Kryesinë e PD dhe Grupin Parlamentar në zyrat e reja, do caktohen kandidatët për 14 majin

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot pasdite Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. Kjo është edhe mbledhja e parë që grupi i PD do të zhvillojë në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti, zyra në të cilat do ushtrojë aktivitetin politik, pasi selinë e PD-së e ka ende në përdorim Sali Berisha.

Në fokus të kësaj mbledhje do jenë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale. Mbledhja e sotme është e rëndësishme për Alibeajn, pasi duhet të përcaktohen kandidatët e ndërsa koha nuk është në favor të tij. 27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që Alibeaj deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS pothuajse i ka përcaktuar të gjithë dhe mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars. Në mbledhje pritet të zyrtarizohen kandidatët, por nuk dihet nëse do të bëhen publikë deri në afatin e fundit që është 27 marsi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x