Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot është është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut për zhvillim të mëtejmë të demokracisë së Kosovës. Ajo ka thënë se shpreson që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
Osmani ka thënë se një prej mënyrave më të mira për të kontribuar për shtetin e Kosovës: “Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe të gjithë vendin tonë”, ka deklaruar Osmani pasi që ka votuar.”
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026