Në një intervistë në “Real Story” në ABC, deputeti i PS Plarent Ndreca, u shpreh se situata e ngërçit e krijuar lidhur me reformën zgjedhoren nuk i shërben askujt.
Në studion e ABC, Ndreca flet për herë të parë si deputet, ndërsa theksoi se mazhoranca ka qenë gjithmonë e gatshme, por pala tjetër për shkak të problemeve të brendshme dhe përçarjes, ka sjellë situatën në këtë pikë.
“Për shkak të problemeve që pala tjetër që ka, përçarjes ka shkuar kjo situatë në këtë pikë. Një pjesë e opozitës tashmë ka vendosur të jetë prezent, por mazhoranca ka qenë e para që ka marrë iniciativën për të filluar zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Pala përballë nuk ka qenë në kushte për të përcaktuar kush është përfaqësuesi real. E njëjta situatë ka qenë edhe për Komisionin, ne kemi pasur të gjithë vullnetin për të ndryshuar. Kjo situatë nuk is shërben askujt. Pa një opozitë profesionale edhe ne jemi të destinuar të gabojmë më shumë”, tha ai.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026