Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.
Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu bën me dije se mbledhja kishte në fokus zgjedhjet e majit 2025.
Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje u zyrtarizua emri i Blendi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
I gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për të gjithë emigrantët në funksion të zgjedhjeve të 2025.
Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Rama para gazetarëve nuk dha detaje, ndërsa iu drejtua duke iu thënë “Anëtarësohuni në PS”.
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.
- Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin - 27/10/2026
- “Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën - 27/10/2026
- “Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin - 27/10/2026