23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Zgjedhjet 2023/ Klosi zbulon emrin e kryebashkiakut të parë që nuk do rikandidojë: Do luftojmë fort për Shkodrën 

Një nga kryebashkiakët i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti Edi Rama për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë. Këtë e konfirmon drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, i cili tha në për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv se në këtë bashki do të ketë ndryshime, por ende nuk bëri me dije detaj të tjera.

Ky ndryshim vjen për shkak të marrëdhënieve të krisura kohët e fundit mes Ramës dhe Lelit, me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë aq sa duhet për këtë bashki. Ndërsa siç ishte paralajmëruar edhe nga Rama, Klosi konfirmoi se Erion Veliajt do t’i besohet sërish kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Situata në Vlorë, është një ndarje e gjithë strukturës së partisë me situatën e Vlorën me një problematikë që erdhi duke u agravuar. Distancimi publik i Edi Ramës dhe PS është mjaftueshmërisht për të kuptuar që në Vlorë do ketë ndryshim. Në Vlorë do kemi ndryshim, por sesi do rrjedhë ngjarja. Nuk kam emra se kush do jetë kandidat apo kush s’do jetë kandidat.

Tirana është shembulli më i plotë i gjithë këtyre që ne folëm për mënyrën sesi kemi reaguar, qeverisur. Bashkëpunim i suksesshëm nëpërmjet qeverisë qendrore dhe lokale. Siç e ka thënë edhe kryeministri Edi Rama nuk ka arsye që të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe padyshim të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues i thellë i kësaj bashkie dhe do të ketë mbështetjen e të gjithë socialistëve dhe qytetarëve”, tha Klosi.

Ndryshe opozita e cila nuk ka ende një strategji të qartë për zgjedhjet e ardhshme vendore, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet, ndërsa në fillim të vitit Sekretari organizativ i PS-së, Klosi tha se do të dalin në terren për fushatë. Ndërkohë, pas ndryshimeve të drejtuesve politikë në Shkodër, Vlorë, dhe Kukës, Klosi thotë se nuk priten ndryshime të tjera, pasi situata është e qëndrueshme.

“Në dhjetor në janar të jemi të gjithë në terren. Por nëse do shkojmë vetëm për të takuar anëtarët e partisë kjo do ishte një punë e mëngët. Bë mbledhjen e djeshme u  fol fort që duhet të kemi komunikim me qytetarët, tu flasim atyre. (…)Zgjodhëm në qershor, bashkëkryetarët në 61 degët e partisë. Kemi një situatë më të qëndrueshme. Drejtuesit politik, janë të gjithë fleksibël, njerëz që shkojnë në territor. Përgatisin strukturën për zgjedhjet e ardhshme”, tha Klosi në Report Tv.

Klosi tha se do të luftojnë fort për Shkodrën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x