6.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Zgjedhje para kohe? Bie qeveria e Serbisë, i kërkon Vuçiçit të shpërndajë parlamentin

Qeveria e Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozimin për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Presidentit të Republikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x