30.1 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Zgjedhja e kreut të ri/ Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit, ja kush janë 15 kandidatët

Në listën e re të kandidatëve që përmbushnin kriteret ligjore ishin emra që kanë kandiduar dhe vitin që shkoi, por dhe hyrje të reja nga sistemi i drejtësisë si Vitore Tusha e Tartar Bazaj.

Tusha mbajti detyrën kryetares së Gjykatës Kushtetuese deri në muajin shkurt, duke u zëvendësuar më shumë se 4 vite pas përfundimit të mandatit.  Në garë për Avokatin e Popullit u vetëkandidua edhe ish zëvendës/kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, ndërsa prej emrave në listë  rikandidojnë nga procesi i përzgjedhjes i hapur një vit më parë.

Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që do të marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend. Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deklaruan se po negocionin për një emër konsensual duke i qëndruar traditës politike për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Por edhe pas negociatave, Kuvendi nuk arriti dot të zgjedhë  Avokatin e ri të Popullit pasi mazhoranca rrëzoi me votë dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidatët për Avokat të Popullit:

Ahmet Prençi

Alket Jaupi

Besim Ndregjoni

Bledar Dervishaj

Dardan Mustafaj

Drita Avdyli

Edison Frangu

Endri Papajorgji

Erald Aga

Ilirjan Rusmali

Lefterije Lleshi (Luzi)

Robert Gajda

Sokol Hazizaj

Tartar Bazaj

Vitore Tusha

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x