Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se duhet bërë presion i fortë kundër Rusisë, që Putin të pranojë t’i japë fund luftës.
Sipas mediave të huaja, komentet në rrjetet sociale Zelensky i bëri menjëherë pasi Presidenti Donald Trump tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Vladimir Putin.
“Presioni i fortë funksionon”, shkroi ai në një postim në rrjetin social ‘X’, pasi falënderoi Australinë për uljen e çmimit maksimal të naftës ruse.
“Tani presim me padurim një paketë të fortë të 19-të sanksionesh të BE-së dhe hapa vendimtarë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN. “Rusia do ta ndalë luftën vetëm nëse presioni kundër saj është mjaftueshëm i dhimbshëm”, përfundoi Zelensky.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026