Një vendbanim prehistorik, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon. Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia etj, prej disa ditësh kanë nisur në këtë zonë fazën e 3-të të gërmimeve studimore. Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.
“Tipologjia e ndërtesave në këtë vendbanim, është mjaft e veçantë. Sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.” – tha Andoni
Për Drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec Ledjan Zeqollari ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Pogradec.
“Ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec ndërsa krahasuar me vendbanimin palafit në Buqezë të Linit rezulton të jetë të paktën 500 vjet më përpara.” – tha Zeqollari





- Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua - 01/10/2026
- Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO) - 01/10/2026
- Veliaj kundër Reformës Territoriale, letër Kuvendit për pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët - 01/10/2026