Një vendbanim prehistorik, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon. Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia etj, prej disa ditësh kanë nisur në këtë zonë fazën e 3-të të gërmimeve studimore. Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.
“Tipologjia e ndërtesave në këtë vendbanim, është mjaft e veçantë. Sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.” – tha Andoni
Për Drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec Ledjan Zeqollari ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Pogradec.
“Ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec ndërsa krahasuar me vendbanimin palafit në Buqezë të Linit rezulton të jetë të paktën 500 vjet më përpara.” – tha Zeqollari
- “Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion - 17/10/2025
- Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit - 17/10/2025
- Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë - 17/10/2025