32.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Zbulohet ‘shtëpi bari’ dhe arsenal armësh në Shijak, Policia: Dyshohet se u përkasin grupeve kriminale!

Autoritetet policore në Durrës organizuar e finalizuan operacionin e koduar “Krahët e krimit”, falë së cilit u zbulua një ‘shtëpi bari’ dhe u sekuestrua një arsenal armësh.

Rreth 440 rrënjë kanabis u zbuluan në një shtëpi 4 katëshe në fshatin Sallmonë të Shijakut, në pronësi të 2 vëllezërve. Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione etj.

Autoritetet po ashtu arrestuan një prej vëllezërve, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Policia thotë se “dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe bimët narkotike mund të jenë financuar nga këto grupe”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x