Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit.
Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë.
“Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thekson ambasada me postimin e saj në llogarinë e rrjetit social Facebook.
Më tej jepet edhe sqarimi se ku dorëzohen zarfet dhe pikat me adresën dhe oraret përkatëse.
“Zarfet tuaja mund t’i dorëzoni vetëm në pikat e shërbimit të DHL deri nesër 10 maj, brenda orarit të hapjes së secilës pikë. Ju lutemi shikoni adresat dhe oraret e detajuara për secilën pikë shërbimi DHL në Greqi, që do të jenë hapur nesër 10 maj, në tabelën e mëposhtme. Ju falënderojmë për bashkëpunimin”, mbyllet ky njoftim i rëndësishëm.
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025