Një ngjarje që të lë pa fjalë, e ka cilësuar kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita, vrasjen e efektivit të policisë në krye të detyrës gjatë një operacioni në Maliq.
Nga spitali i Traumës ku vizitoi efektivin e plagosur rëndë, Edison Adri, Hita tha se sot Policia humbi shërbëtorin e saj.
“Policia e shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është plagosur rëndë ,po merr ndihmë mjekësore. Edhe autori gjatë shkëmbimit të zjarrti është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Është një ngjarje që të lë pa fjalë nuk do të doja të isha pranë jush sot”, tha ai.
Ndërkohë doktoresha u shpreh se një përgjigje më të saktë për gjendjen e policit do të japë në vijim, pasi lëndimet në qafë dhe kokë janë jetëkërcënuese.
“Është pritur në spitalin e Korçës. Është bërë punë shumë e mirë nga mjekët në Korçë. U fut në bllokun operator. Do t’u themi më shumë për ecurinë në vijim. Po bëhet maksimumi. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe të kokës. Një traumë e këtyre përmasave është jetëkërcënuese”, tha ajo.
Ndërsa shefi i urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto momente gjendja e policit është stabël, ndërsa autori është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026