Gazetarja Etleva Delia është shprehur se nuk e ka bërë zyrtarja Alda Klosi për vjedhjen në shtëpinë e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se Klosi ka dalë duke qarë nga shtëpia në momentin që ka parë që nuk ka paratë, ndërsa ka shtuar se në sallën operative nuk thuhet se kush ka telefonuar për të bërë denoncimin.
“Njoftimin paraprak në polici nuk e ka bërë zonja Klosi që i është vjedhur shtëpia. Klosi ka dalë duke qarë dhe u ka rrëfyer banorëve të pallatit se i kanë vjedhur shtëpinë. Ndërsa në sallën operative të policisë nuk thuhet se kush e ka telefonuar. Më pas kur policia është paraqitur pas kësaj telefonate është kontaktuar dhe Klosi që ka treguar. Fillimisht ajo thotë për bizhuteritë ndërsa më pas ka treguar se ka pasur dhe 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë”- tha ajo.
- Ndarja nga jeta e Nanos, ish-kryeministri grek: Ishte një udhëheqës i tranzicionit, një mik dhe një urë për Ballkanin - 01/11/2025
- Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë - 01/11/2025
- Post mortum: Fatos Nano nuk është një ish - 01/11/2025