4.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Viti i Ri, 100 ekipe të urgjencës në terren, 31 dhjetor-4 janar shërbim 24-orë

Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale dhe shërbimet spitalore në çdo zonë kanë marrë masat për sigurimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 24 orëshe, nga datat 31 dhjetor 2022 deri 4 janar 2023.

Përveç sigurimit të shërbimit 24 orë, janë garantuar barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore urgjente si dhe sigurimin e gatishmërisë së transportit mjekësor me autoambulancë për të sëmurë që kanë nevojë për këtë shërbim.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë dhe përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë mjekësore.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x