Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi javën e 18-të. Burreli dhe Skënderbeu barazuan 0-0, teksa fundi i ndeshjes ka qenë dramatik. Korçarët ia dolën që në 90+1 minutë të shënonin me Dumfour, gol që u anullua për pozicion jashtë loje. Fërshëlima e fundit e arbitrit ka bërë që miqtë nga juglindja të rrethonin gjyqtarët për t’i kërkuar llogari. Erlis Frashëri nuk i ka mbajtur nervat dhe është përplasur me një nga policët bashkiak,
i ngarkuar për ruajtjen fizike të arbitrave. Më herët gjatë sfidës vendasit goditën dy herë shtyllën, teksa Skënderbeu ndalet në transfertë duke humbur kreun e klasifikimit.
https://zebra.cdnja.co/v/ae/AE23L.mp4?token=wtboYNLcOEotUUe-eHy8wg&expires=1677944638
https://zebra.cdnja.co/v/rj/RJMmz.mp4?token=V9t_tsdeFkp8myUff0jMzg&expires=1677944639