Serbia U21 mposhti 2-1 Rusinë U21 në duelin miqësor, por ndeshja u shoqërua me tensione në pjesën e dytë.
Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.
Pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të të dyja skuadrave, arbitri ndëshkoi dy protagonistët kryesorë. Umnjikov u nxor me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori të dytin të verdhë.
Video ka marrë shpërndarje të gjërë në rrjet, pasi dihet që marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë në përgjithësi. Serbia në atë moment kryesonte 2-1, me Mitrovic dhe Veliçkovic që kishin shënuar për vendasit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Hamza i thotë ‘jo’ ofertës së Kurtit: Nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni - 06/10/2026
- VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet - 06/10/2026
- Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë! - 06/10/2026